Mirësevini tek
IMEX OUTDOOR

thjeshtë, mençur, absolutisht bukur

Rreth Nesh

IMEX Outdoor është një kompani e themeluar në 2019 me seli në Prishtinë. Aktiviteti jonë kryesor është ofrimi i zgjidhjeve dhe shërbimeve për sistemet e marketingut të jashtëm.

Me qasje inovative dhe zgjedhje të produkteve me cilësi, IMEX Outdoor ofron diversitet, mundësi dhe avantazh në tregun e marketingut të jashtëm.

IMEX Outdoor

PAJISJE

IMEX OUTDOOR u ofron gjithashtu bizneseve të marketingut një shumëllojshmëri të gjerë pajisjesh teknologjike për reklamim në ambient të jashtëm.

Ato përfshijnë:
• Panele reklamimi CLP fikse dhe rrotulluese me dimensione: 1185×1750 mm;
• Panele reklamimi CLP fikse dhe rrotulluese me dimensione: 3500×2000 mm;
• CLP Megalight, panel reklamimi me rrotullim dhe ndriçim, me dimensione: 3200×2200 mm;
• Pajisje të tjera për marketing digjital.

HAPËSIRË REKLAMIMI

IMEX ofron 360 m² hapësirë për qëllime marketingu, në zemër të kryeqytetit, e qasshme nga dy drejtime dhe e vizituar nga miliona njerëz gjatë gjithë vitit.

Një mundësi e shkëlqyer për të lidhur bizneset me konsumatorët përmes një sistemi unik të reklamimit repostal, të prodhuar dhe të përshtatur ekskluzivisht për brende premium.

BRANDIMI

IMEX OUTDOOR jo vetëm që ofron hapësirë reklamimi, por gjithashtu u mundëson bizneseve të zgjedhin pozicionimin ideal të brendit dhe të reklamimit për produktet e tyre. Për paketën e brendimit, ju lutemi kontaktoni kompaninë direkt kontaktoni kompaninë direkt..

Shërbimet tona

Zgjidhni shërbimet profesionale të reklamimit

Ofrojmë zgjidhje dhe shërbime për marketingun e jashtëm. Kontaktoni për më shumë.

Shiko Shërbimet
IMEX
STRUKTURA JONË

IMEX Outdoor ka një strukturë të përbërë nga tre sektorë bazë:

Sektori Komercial

Sektori Komercial përfshin aktivitetin e kontraktimit të shërbimeve dhe menaxhimin financiar të kompanisë.

Sektori i Zhvillimit të Biznesit

Fokusohet në zhvillimin e kompanisë përmes hulumtimit të tregut, inovacionit, matjes së preferencave, analizës dhe ndjekjes së trendeve komerciale të marketingut të jashtëm.

Sektori i Teknologjisë

Përfshinë mirëmbajtjen e hapësirës së marketingut, prurjen e teknologjisë ambientale dhe efikase për reklamim ekselent, si dhe shërbimet profesionale për vënien në funksion të hapësirës reklamuese.

Përfitimet e reklamimit në ambient të jashtëm (Outdoor Advertising)
Përfitimet e reklamimit në ambient të jashtëm (Outdoor Advertising)
Reklamimi jashtë shtëpisë (Out-of-Home / OOH) u sjell bizneseve të të gjitha madhësive dhe industrive shumë përparësi. Ja disa nga përfitimet më të dukshme që mund të ofrojë ky lloj reklamimi: Kanë ndikim më të madh. Ndryshe nga format e tjera të reklamimit, reklamat e jashtme nuk ndërhyjnë në kohën tuaj në shtëpi. Me fjalë të tjera, njerëzit nuk kanë nevojë të ndezin televizorin, kompjuterin apo të hapin një revistë për t’i parë. Këto reklama janë pjesë e ambientit, shihen vazhdimisht dhe nuk mund të “fiken”. Për këtë arsye, ato krijojnë një ndikim të konsiderueshëm. Tërheqin vëmendje. Ndryshe nga format e tjera të reklamimit, si reklamat në revista apo spotet televizive, marketingu i jashtëm është unik. Ky lloj marketingu fiksohet më lehtë në kujtesën e njerëzve dhe reklamat që shihen “në lëvizje” nuk harrohen lehtë. Arrijnë audiencë më të gjerë. Për brendet që synojnë të arrijnë një audiencë të gjerë, reklamimi i jashtëm është një opsion i shkëlqyer. Konsumatorët që mund të mos kenë qasje në forma të tjera reklamimi, kanë qasje të drejtpërdrejtë dhe të pakushtëzuar në reklamat e jashtme. Janë angazhuese. Reklamimi i jashtëm e thyen monotoninë e udhëtimit të përditshëm. Kjo do të thotë se konsumatorët kanë më shumë gjasa të angazhohen me këtë metodë reklamimi, ta mbajnë mend produktin dhe të ndërmarrin veprim. Kosto-efektive. Reklamimi i jashtëm zakonisht është më i lirë se format e tjera të reklamimit, si spotet televizive dhe të ngjashme. Ai gjithashtu ofron kthim më të madh të investimit (ROI), duke e bërë një zgjedhje shumë të mirë për bizneset me buxhet më të kufizuar ose për ata që kërkojnë një mënyrë moderne dhe efektive reklamimi.
advertising space
advertising space
advertising space
With the IMEX OUTDOOR advertising system, products and customer services will penetrate to every individual who contemplates Pristina in its daily life.
100%
LOYAL AND AT THE SERVICE OF YOUR MARKETING.
AFTËSITË TONA
Koncepte inovative të marketingut
80%
Produkte origjinale, të lehta dhe të qasshme
100%
Kosto më e lirë për reklamim në krahasim me modele tjera
50%
STAFI YNË QENDROR

IMEX Outdoor ka staf me përvojë të gjatë në marketingun e jashtëm në vende si Turqia, Britania e Madhe, Italia dhe Holanda.

work_process_title

01.
Shpejtësi dhe menaxhim efikas

Për klientët që i kanë animacionet e gatshme dhe kërkojnë vetëm hapësirën reklamuese, ne ofrojmë mundësinë e shpejtë që reklama e tyre të vendoset dhe të vihet në funksion sa më shpejt.

02.
Përkushtim profesional

Për klientët që dëshirojnë t’i reklamojnë produktet e tyre në hapësirën tonë, por nuk i kanë animacionet e gatshme, ne ofrojmë dizajnimin dhe shtypjen e reklamave të produkteve të tyre me kosto shumë të ulët. Ne angazhohemi profesionalisht që t’ju prezantojmë me dinjitet.

03.
Produkte funksionale dhe sipas kërkesës së klientit

Për klientët që dëshirojnë të blejnë pajisje për reklamim në ambient të jashtëm nga ne, ofrojmë asistencë të plotë — nga përzgjedhja e pajisjeve nga një gamë e larmishme, deri te pozicionimi dhe vënia e tyre në funksion.

04.
Jo vetëm produkte, por edhe mirëmbajtje

Për klientët që blejnë pajisjet tona të reklamimit të jashtëm, ofrojmë edhe mirëmbajtje të kohë pas kohshme si dhe me kërkesë të klientit.